Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore
Traktati konsiderohet si gur themeli i regjimit global të mospërhapjes bërthamore dhe një bazë thelbësore për
ndjekjen e çarmatimit bërthamor. Ai u krijua për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore, për të çuar përpara
qëllimet e çarmatimit bërthamor dhe çarmatimin e përgjithshëm dhe të plotë, dhe për të promovuar bashkëpunimin në
përdorimet paqësore të energjisë bërthamore.
Traktati përfaqëson të vetmin angazhim detyrues në një traktat shumëpalësh ndaj qëllimit të çarmatimit nga shtetet
me armë bërthamore. I hapur për nënshkrim në vitin 1968, Traktati hyri në fuqi në 1970. Më 11 maj 1995,
Traktati u zgjat për një kohë të pacaktuar. Gjithsej 191 shtete i janë bashkuar Traktatit, duke përfshirë pesë
shtetet me armë bërthamore.
Për të çuar përpara qëllimin e mospërhapjes dhe si masë për ndërtimin e besimit ndërmjet shteteve palë, Traktati
vendos një sistem mbrojtës nën përgjegjësinë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Masat mbrojtëse përdoren për të verifikuar përputhjen me Traktatin nëpërmjet inspektimeve të kryera nga IAEA.
Traktati promovon bashkëpunimin në fushën e teknologjisë bërthamore paqësore dhe aksesin e barabartë në këtë
teknologji për të gjitha shtetet palë, ndërkohë që masat mbrojtëse parandalojnë devijimin e materialit
të zbërthyeshëm për përdorim të armëve.
Shqipëria është pjesë e marrëveshjes së Mospërhapjes se Armëve Bërthamore që në shtator të vitit 1990, ku marrëveshja është
firmosur në Korrik të vitit 1986 (hyrja në fuqi e marrëveshjes në Mars 1988).